Shqipëria zhvillon sot zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashki. Kryeministri Edi Rama me një postim në rrjetet sociale iu bën thirrje qytetarëve në 5 bashkitë që të votojnë për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj.
“MIRËMËNGJES dhe me ftesën për qytetarët e Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit e Tepelenës, për të votuar sot në zgjedhjet e pjesshme vendore për kryebashkiakët e rinj, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama.