Novobërdë: Shtiu me armë dhe e goditi me kondak një person, arrestohet i dyshuari - Gazeta Express
string(79) "novoberde-shtiu-me-arme-dhe-e-goditi-me-kondak-nje-person-arrestohet-i-dyshuari"

Lajme

Gazeta Express

09/11/2025 9:48

Novobërdë: Shtiu me armë dhe e goditi me kondak një person, arrestohet i dyshuari

Lajme

Gazeta Express

09/11/2025 9:48

Është arrestuar një burrë në Novobërdë, pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka shtënë me armë zjarri në afërsi të një burri tjetër e me pas e ka goditur me kondak të armës.

Në raportin 24-orësh, thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tre gëzhoja, ndërsa arma është gjetur në veturën e të dyshuarit.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”.