KQZ thirrje votuesve: Në këtë platformë mund ta kontrolloni se ku jeni caktuar të votoni më 9 nëntor (Linku) - Gazeta Express
string(105) "kqz-thirrje-votuesve-ne-kete-platforme-mund-ta-kontrolloni-se-ku-jeni-caktuar-te-votoni-me-9-nentor-linku"

Lajme

Gazeta Express

09/11/2025 8:31

KQZ thirrje votuesve: Në këtë platformë mund ta kontrolloni se ku jeni caktuar të votoni më 9 nëntor (Linku)

Lajme

Gazeta Express

09/11/2025 8:31

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjithë qytetarët me të drejtë vote se përmes platformës elektronike https://qv.kqz-ks.org mund të kontrollojnë me lehtësi se ku është Qendra e Votimit ku është caktuar të votojë.

Për t’u qasur në platformën e KQZ-së, votuesi duhet të shënojë numrin personal të Republikës së Kosovës dhe datën e lindjes. Pas kësaj menjëherë do të hapet një faqe e re që do të shfaq të dhënat e votuesit, përfshirë adresën e saktë të Qendrës së Votimit ku është caktuar të votojë, e cila mund të shikohet përmes GoogleMap.

Çdo votues mund të votojë vetëm në komunën ku është i caktuar, pasi në Zgjedhjet Lokale çdo komunë është një zonë e veçantë zgjedhore dhe në vendvotimet e secilës komunë, KQZ dërgon fletëvotime vetëm për atë komunë.

Gjithashtu, edhe votimi me kusht lejohet vetëm brenda komunës ku është i regjistruar votuesi dhe mundësohet në qendrën e veçantë për votim me kusht e cila është caktuar nga KQZ. Në çdo komunë, KQZ ka caktuar nga një Qendër Votimit për mundësimin e votimit me kusht.