Këngëtarja Adelina Ismaili projektin e ri muzikor e ka xhiruar në veri të Kosovës.
Radiotelevizioni i Kosovës e ka përfshirë në edicionin qendror të lajmeve këtë projekt të ri të Ismailit, e cila kohëve të fundit është afruar me VV-në.
Juristja e medias, Flutura Kusari ka reaguar duke e cilësuar skandaloze faktin që RTK-ja i dha hapësirë transmetimit të një kënge në edicionin qendror të lajmeve, për të çuar përpara propagandën e VV-së.
Për më tepër ajo thotë se kjo po ndodh ndërkohë që VV-ja dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti vazhdojnë të tallen me familjet e 700 punëtorëve të RTK-së, duke i lënë pa paga.
Postimi i plotë:
24 ore pas menyres skandaloze te raportimit per gjendjen buxhetore te RTK, VV godet me materialin tjeter propagandistik te nje niveli te ri.
VV-ja sonte, nje nate para zgjedhjeve lokale ne Mitrovice, ne buletinin propagandistik qendror ne RTK i ka jape hapesire nje kenge te Adelines per veri.
Kenga ka per qellim t’i tregoje puikut, permes pamjeve, te arriturat e VV-se ne veri.
Fillimisht eshte paralajmeru ne lajme, hej ne lajmeeeee… kur eshte hera e fundit qe nje kenge eshte promovu ne lajme? Dhe pastaj eshte transmetu kenga e plote. Paramendoni, kenge me pamje propagandistike politike transmetohet ne prime time.
Per te bere spotin politik propagandistik, Adelines i eshte japur qasje ne hapesire ku ata qe duhet te kene qasje, pra gazetaret, nuk lejohen as te afrohen. Kete e konfirmova me te pakten tre gazetare kredibile qe une iu besoj.
VV-ja eshte duke e keqperdore pushtetin qe e ka duke e perdore transmetuesin publik si vegel per me ia shperla trurin publikut.
Turp per VV-se dhe turp per menaxhmentin e RTK-se.
Nderkohe, kryeministri Kurti dhe VV vazhdon te tallet me familjet e 700 punetoreve te RTK-se duke i lene pa paga.