Rama: Kurti më tha se ndihej i lënduar që i morëm Prishtinën – kjo është mendësi e mbrapsht - Gazeta Express
string(88) "rama-kurti-me-tha-se-ndihej-i-lenduar-qe-i-morem-prishtinen-kjo-eshte-mendesi-e-mbrapsht"

Lajme

Gazeta Express

08/11/2025 23:55

Rama: Kurti më tha se ndihej i lënduar që i morëm Prishtinën – kjo është mendësi e mbrapsht

Lajme

Gazeta Express

08/11/2025 23:55

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se “inati” dhe “bllokadat” mes qeverisë qendrore dhe asaj lokale në kryeqytet kanë nisur shumë herët.

Në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, ai tha se në një takim që e ka pasur me kryeministrin Albin Kurti asokohe, ky i fundit i ka thënë se “ndihem i lënduar që na keni marrë Prishtinën”.

“E kemi pasur një takim, dhe e mbaj mend si sot, kur më tha: ‘e ndiej veten shumë të lënduar që na keni marrë Prishtinën’. Kjo është një mendësi e mbrapsht, dhe i thash nuk e kam marrë unë Prishtinën, ajo është këtu, është e jona, duhet të bashkëpunojmë t’i shfrytëzojmë kapacitetet e dy niveleve, lokal dhe qendror. Pra, nuk e kam marrë unë Prishtinën prej teje, ose nëse dikush prej jush e fiton, është e qytetarëve”, deklaroi Rama në “Jehona Politike”.

Ai tha se kjo mendësi është shumë e mbrapsht, teksa tha se i ka dhënë shans qysh në fillim për bashkëpunim, por thotë se s’pati.

Rama përmendi edhe rastin e Lojërave Mesdhetare, kur niveli qendror kishte tentuar të marrë primatin për organizimin e tyre.