Bedri Hamza: Nesër votoni për Arian Tahirin, për djalin e Mitrovicës që fushatën e bëri me zemra qytetare - Gazeta Express
string(103) "bedri-hamza-neser-votoni-per-arian-tahirin-per-djalin-e-mitrovices-qe-fushaten-e-beri-me-zemra-qytetare"

Lajme

Gazeta Express

08/11/2025 23:20

Bedri Hamza: Nesër votoni për Arian Tahirin, për djalin e Mitrovicës që fushatën e bëri me zemra qytetare

Lajme

Gazeta Express

08/11/2025 23:20

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka bërë thirrje për mbështetje ndaj kandidatit të PDK-së për këtë komunë, Arian Tahiri, në prag të balotazhit që do të mbahen nesër.

“Në Mitrovicë nuk jemi vetëm fqinj, miq apo bashkëpunëtorë, por jemi një familje e madhe. Si kryetar i deritashëm i Mitrovicës, ju kërkoj vetëm një gjë – nesër votoni për Arian Tahirin,” ka shkruar Hamza.

Ai e ka vlerësuar Tahirin si “djalin e Mitrovicës që e bëri fushatën me zemra qytetare”, duke shtuar se qyteti duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit me të në krye.

“Mitrovica duhet ta vazhdojë rrugën e saj me kryetarin Arian Tahirin. Kur fiton Arian Tahiri, fiton Mitrovica,” ka përfunduar Hamza.