Nesër balotazhi, DNV thirrje partive që të respektojnë standardet: KQZ të garantojë organizim transparent - Gazeta Express
string(104) "neser1-balotazhi-dnv-thirrje-partive-qe-te-respektojne-standardet-kqz-te-garantoje-organizim-transparent"

Lajme

Gazeta Express

08/11/2025 18:55

Nesër balotazhi, DNV thirrje partive që të respektojnë standardet: KQZ të garantojë organizim transparent

Lajme

Gazeta Express

08/11/2025 18:55

Demokracia në Veprim, ka njoftuar se përmes ekipeve të saja, do të angazhohet ditën e nesërme për të vëzhguar procesin zgjedhor. Nga DNV, është vlerësuar se pjesëmarrja e qytetarëve në votim nesër, është thelbësor për të siguruar që drejtimi i komunave të reflektojë vullnetin dhe interesat e banorëve, shkruan  Gazeta Express.

Më tej, nga DNV, është bërë thirrja drejtuar partive politike, përfshirë këtu edhe kandidatëve e mbështetësve të tyre që të respektojnë rregullat dhe standardet zgjedhore.

‘’Gjithashtu, i bëjmë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të garantojë organizim dhe menaxhim të rregullt e transparent të procesit, si dhe institucioneve përgjegjëse për mbajtjen e rendit dhe sigurisë publike gjatë ditës së zgjedhjeve që të mundësojnë një ambient të qetë dhe të sigurt, ku qytetarët mund të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar lirshëm dhe pa presion’’, thuhet mes tjerash nga DNV.

Në fund, nga DNV, deklarohet se zgjedhjet janë moment përbëjnë një moment kyç të pjesëmarrjes publike dhe të llogaridhënies demokratike.

Komunikata:

Në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash, që do të mbahet nesër, më 9 nëntor 2025, Demokracia në Veprim (DnV), përmes disa ekipeve monitoruese nëpër komuna, do të angazhohet në vëzhgimin e procesit zgjedhor për të kontribuar për një proces zgjedhor të qetë, të rregullt dhe demokratik.

Kryetarët që do të zgjidhen nga ky proces do të udhëheqin komunat për katër vitet e ardhshme, duke ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve përmes shërbimeve publike, zhvillimit urban, arsimit, mirëqenies sociale dhe prioriteteve zhvillimore në komunitetet lokale. Për këtë arsye, pjesëmarrja e qytetarëve në votim është thelbësore për të siguruar që drejtimi i komunave të reflektojë vullnetin dhe interesat e banorëve.

DnV u bën thirrje subjekteve politike, përfaqësuesve të tyre, kandidatëve dhe mbështetësve në terren që të respektojnë rregullat dhe standardet zgjedhore, duke shmangur çdo formë ndërhyrjeje apo ndikimi të paligjshëm në procesin e votimit.

Gjithashtu, i bëjmë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të garantojë organizim dhe menaxhim të rregullt e transparent të procesit, si dhe institucioneve përgjegjëse për mbajtjen e rendit dhe sigurisë publike gjatë ditës së zgjedhjeve që të mundësojnë një ambient të qetë dhe të sigurt, ku qytetarët mund të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar lirshëm dhe pa presion.

Zgjedhjet përbëjnë një moment kyç të pjesëmarrjes publike dhe të llogaridhënies demokratike, dhe roli i secilit qytetar është i rëndësishëm në forcimin e procesit dhe institucioneve të vendit.