Abdixhiku: Në Junik festa e fitores ka nisur më herët – Ruzhdi Shehu, fytyra e LDK-së në qytet - Gazeta Express
string(90) "abdixhiku-ne-junik-festa-e-fitores-ka-nisur-me-heret-ruzhdi-shehu-fytyra-e-ldk-se-ne-qytet"

Lajme

Gazeta Express

08/11/2025 18:24

Abdixhiku: Në Junik festa e fitores ka nisur më herët – Ruzhdi Shehu, fytyra e LDK-së në qytet

Lajme

Gazeta Express

08/11/2025 18:24

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se në Junik festa e fitores ka nisur më herët, duke shprehur bindjen se kandidati i LDK-së, Ruzhdi Shehu, do të sigurojë një tjetër mandat.

“Në qytetin e besës e të lavdisë, mes njerëzve të drejtë e punëtorë, ndjeva sërish pse kjo rrugë ka kuptim. Junikasit dinë të zgjedhin me zemër dhe me mendje. E dinë se kush ka punuar me ta dhe për ta; dhe Juniku në të shkuarën nuk kthehet,” shkroi Abdixhiku.

Ai e përshkroi Shehun si “njeriun e punës, të besës dhe të fjalës së mbajtur”, duke e cilësuar atë si fytyrën e LDK-së në Junik.

Abdixhiku falënderoi edhe aktivistët e partisë për angazhimin gjatë fushatës, duke shtuar se “nesër fitojmë në Junik. Ruzhdi Shehu edhe katër!”.