I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Malishevë lirohet nga spitali me pranga e i rrethuar me policë - Gazeta Express
string(99) "i-dyshuari-per-vrasjen-e-dyfishte-ne-malisheve-lirohet-nga-spitali-me-pranga-e-i-rrethuar-me-police"

Lajme

Gazeta Express

08/11/2025 16:30

I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Malishevë lirohet nga spitali me pranga e i rrethuar me policë

Lajme

Gazeta Express

08/11/2025 16:30

Personi i dyshuar për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në Malishevë, Astrit Isufi, është liruar sot nga Qendra Klinike Universitare ku edhe po merrte trajtim pas gjetjes nga Policia e Kosovës.

Ai ishte gjetur në një shtëpi të pabanuar nën fshatin Plloqicë jo larg fshatit ku kishte ndodhur tragjedia.

Në momentin e kapjes, Isufi ishte kishte qenë i lënduar. Menjëherë pas arrestimit, atij i ishte ofruar ndihmë e parë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, ndërsa më pas ishte dërguar për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Isufi është i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve të gruas së tij. Më herët ai ka qenë i dënuar për dhunë në familje me 5 muaj burg./Express/