Shoqata për Kërkim Shpëtim ka konfirmuar për Gazetën Express se kanë përfunduar aksionin e sotëm, pasi e kanë gjetur personin e zhdukur në fshatin Bresalc të Gjilanit.
“Po, misioni ka përfunduar dhe personi është gjetur, poashtu edhe vetura e tij”, kanë bërë të ditur nga Shoqata për Kërkim Shpëtim.
Nga Shoqata për Kërkim Shpëtim kanë konfirmuar për Express se personin e raportuar të zhdukur e kanë gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.
Ata kanë treguar se tashmë me rastin po merren organet e rendit, policia dhe hetuesia./Express/