Përfundojnë kërkimet për të zhdukurin në Bresalc, policia e gjen një veturë - Gazeta Express
string(74) "perfundojne-kerkimet-per-te-zhdukurin-ne-bresalc-policia-e-gjen-nje-veture"

Lajme

Gazeta Express

08/11/2025 15:04

Përfundojnë kërkimet për të zhdukurin në Bresalc, policia e gjen një veturë

Lajme

Gazeta Express

08/11/2025 15:04

Kanë përfunduar kërkimet për një person të zhdukur në Bresalc të Gjilanit pasi është gjetur një veturë në një mal afër.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha se policia po e heton rastin se pse vetura është gjetur në atë lokacion.

Ndërkaq, personi i zhdukur nuk është gjetur ende.

“Sot më 08.11.2025, njësitet e Policisë së Kosovës dhe ekipe të kërkim shpëtimit nga orët e mëngjesit kanë pas një aksion të kërkim shpëtimit. Kërkimi ka mbaruar posa është gjet vetura, në një mal afër Gjilanit, për momentin janë duke u hetuar rrethanat për çfarë arsye është vetura aty. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Nuk raportohet se ka persona të lënduar”, tha ai.

Më herët, ekipet e shoqatës së kërkim-shpëtimit njoftuan se kishin nisur një operacioni kërkimi ku në përdorim kanë futur edhe dronët.