Sot pritet të lirohet nga spitali Astrit Isufi, i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë - Gazeta Express
string(98) "sot-pritet-te-lirohet-nga-spitali-astrit-isufi-i-dyshuari-per-vrasjen-e-dy-vellezerve-ne-malisheve"

Lajme

Gazeta Express

08/11/2025 13:19

Sot pritet të lirohet nga spitali Astrit Isufi, i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë

Lajme

Gazeta Express

08/11/2025 13:19

Astrit Isufi, i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve të gruas së tij në Malishevë pritet të lirohet nga Klinika e Kirurgjisë Abdominale.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i kësaj klinike, Enver Fekaj.

“Pacienti është shtrirë në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale dhe aktualisht dhe pritet me u liru sot, por ende është prezent. Gjendja e tij është stabile. Konkluzioni i ekipës kujdestare është që pacienti të lirohet për trajtim ambulantiv”, tha Enver Fekaj për Klankosova.tv

Astrit Isufi, i dyshuari për vrasjen e Naim dhe Driton Morinës në fshatin Gollubovc të Malishevës, u arrestua në orët e hershme të mëngjesit të së premtes.

Policia kishte bërë të ditur se rreth orës 06:30, Isufi është gjetur duke u fshehur në një shtëpi të pabanuar në fshatin Pllaqicë të Malishevës.

Në momentin e arrestimit, ai ka qenë i plagosur me plagë që dyshohet se janë shkaktuar nga arma e zjarrit.