Abdixhiku nga tubimi përmbyllës i kryeqytetit: Prishtina do të vazhdojë me LDK-në dhe Ramën - Gazeta Express
string(91) "abdixhiku1-nga-tubimi-permbylles-i-kryeqytetit-prishtina-do-te-vazhdoje-me-ldk-ne-dhe-ramen"

Lajme

Gazeta Express

07/11/2025 18:30

Abdixhiku nga tubimi përmbyllës i kryeqytetit: Prishtina do të vazhdojë me LDK-në dhe Ramën

Lajme

Gazeta Express

07/11/2025 18:30

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku nga tubimi përmbyllës i kryeqytetit, në fjalimin e tij tha se të dielën, më 9 nëntor, Prishtina flet sërish për të vazhduar me LDK-në dhe Përparim Ramën.

Sipas tij, kur LDK-ja punon, qyteti ecë, zhvillohet dhe përparon.


‘’Të dielën, më 9 nëntor, Prishtina flet sërish. Dhe këtë herë, ajo flet me vendosmëri, me krenari, me vullnet të hekurt: Prishtina do të vazhdojë me LDK-në,  Prishtina do të vazhdojë me Përparim Ramën. Prishtina do të vazhdojë rrugën e punës, të dinjitetit dhe të qytetarisë’’, deklaroi Abdixhiku.