Poezia e javës/ Tu Fu: Balada e karrove të ushtrisë  - Gazeta Express
string(49) "poezia-e-javes-tu-fu-balada-e-karrove-te-ushtrise"

Arte

Gazeta Express

07/11/2025 16:46

Poezia e javës/ Tu Fu: Balada e karrove të ushtrisë 

Arte

Gazeta Express

07/11/2025 16:46

konsiderohen poetët më të mëdhenj kinezë. Edhe pse fillimisht i panjohur, poezia e tij ka pasur në vijim ndikim të jashtëzakonshëm në kulturën kineze dhe japoneze. Nga opusi i tij janë ruajtur ndër shekuj vetëm rreth 1500 poezi

BALADA E KARROVE TË USHTRISË

Poterja e karrove! Kuaj që hingëllijnë!

Çdonjëri marshues ka për beli harkun dhe këllëfin e shigjetave; 

Të moshuar, fëmijë, gra, duke ngarendur përgjatë rrugës,

Pa mundur të shohin, sherri i pluhurit, urën mbi lumë.

I shtrëngojnë teshat, rrahin këmbët, zënë rrugën duke qarë, 

Duke qarë zërat e tyre ngrihen deri te qielli i zi;

Dhe ku kalimtari pyet marshuesit,

Marshuesit vetëm përgjigjen, ‘Shpesh na rekrutojnë me zor: 

Na marrin në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare, përpjetë lumit, 

Te garnizoni në Perëndim, do të na marrin në moshën dyzet vjeç,

Prijësi yt së pari duhet ta lidhë çallmën tënde, 

Flokëthinjur kthehesh në shtëpi, mandej prapë në detyrë – 

Gjaku që është derdhur atje do të mbushte detin, zotëri!

Zoti ynë, lakmia e tij për toka nuk ka të sosur, zotëri! A s’ke dëgjuar ti 

Për Shtëpinë e Hanit, është dyqind regjione në Lindje 

Ku fshatrat dhe fermat po rriten si drizat?

Se sado që një grua e palëkundshme mund të marrë plugun, zotëri, 

Nuk mund të shohësh ku nisin dhe ku mbarojnë arat, zotëri? 

Se malësorët e pësojnë më së keqi, ata janë lufetarë të patundur 

Prandaj dërgohen të parët, si qentë dhe pulat?

Megjithëse ti, zotëri, parashtroni pyetje kaq të njerëzishme, 

A guxojnë rekurtët të tregojnë për fatin e tyre të keq?

Si, për shembull, vetëm gjatë dumrit të kaluar 

Trupat e Malësisë ishin në ende në vijën e frontit

Kur prefekti i tyre parashtroi kërkesa urgjente,

Kërkesa për taksa, po të pyes ty, prej nga?

Kësodore ne tash e dimë, nuk ka asnjë dobi të kesh djem, 

Përherë është më mirë të kesh vajza:

Se vajzat do të martohen me fqinjët tonë të mirë 

Ndërsa djemtë dergjen të pavarrosur në stepa!

Po a nuk i ke parë ti 

Në bregun e Liqenit të Zi

Eshtrat e bardhë të moçëm që askush nuk i ka mbledhur,

Aty ku fantazmat e reja çirren me zë të lartë, ato të moçmet vuajnë, 

Shiun që qull nga retë e zeza muhabetet e tyre fantazmore?

SHËNIM:
Nga Arthur Cooper

Megjithëse nganjëherë e përkthyer si ‘Balada e koçive të ushtrisë’, kjo do të ishte një anakronizëm prej rreth 1.100 vjetësh: kalorësia ishte futur, duke i zëvendësuar koçitë në luftë, rreth vitit 350 p.e.s.; dhe kjo poezi mban datën e fundit të vitit 750 të e.s. Është njëra prej disa prej poezive të famshme, ndoshta më e njohura, e shkruar nga Tu Fu aso kohe kundër luftës dhe në veçanti kundër skandaleve të metodave detyruese të rekrutimit; disa prej të cilave ishin ilegale, si shtrëngimi i burrave që të bëjnë më shumë se njëherë shërbime për vendin, siç është vënë në dukje në këtë poezi. Tu Fu, kur më vonë u bë Komisioner lokal i Edukimit (një punë që për të ishte shumë frustruese dhe e urrente) duhej t’u parashtronte pyetje ekzaminuese për të testuar kandidatët lokalë për edukimin më të lartë dhe pastaj edhe për postet më të larta të shërbimit civil; dhe njëra prej pyetjeve që parashtronte ishte ajo rreth rekrutimit për mbrojtjen e vendit dhe si do të mbante shënim kandidati nevojat e agrikulturës. Shqetësimin që ndiente Tu Fu, për dallim nga Li Po, për çështje të tilla praktike e kemi përmendur tashmë në komentin e poezisë së këtij të fundit, Ne luftuam (për) Jugun e mureve

Si Li Po, edhe Tu Fu ka ndjekur zakonin ta vendosë poezinë e tij në dinastinë Han (‘Zoti ynë, lakmia e itj për toka’, i referohet Perandorit të madh pushtues, Han Wu-ti, i cili ka mbretëruar nga viti 140-77 p.e.s.). Ai po ashtu ka shkruar në metrin tonalisht të “lirë” të baladave të vjetra, me atë llojin e gjuhës dhe mënyrave zinxhirore; si te ‘…zënë rrugën duke qarë,/ Duke qarë zërat e tyre ngrihen…’. Por, për dallim nga Li Po, Tu Fu nuk kishte model antik dhe si titulli si poezia janë krejtësisht sajim i tij. 

Tu Fu e nis poezinë e tij me vargun gjashtërrokësh, praktikë e rëndomtë në balada me efekt lëvdate, para se të kalojë te metri shtatërrokësh; sintaksa e së cilës, më shumë se gjithçka tjetër, i jep origjinalit ritëm marshues. Kjo, që shumë lehtë mund të bëhet fort monotone, ndërpritet nga ndërfutja e frazave formulore, në stilin e baladave të vjetra, si ‘A nuk ke dëgjuar ti…?’ Fraza të tilla ngritin ashtu siç edhe e ulin ritmin kryesor, si thirrjet në shërbimet e ‘zjarrta ungjillore’; siç bën pasazhi i recitativit, jashtë metrit kryesor, nga ‘Megjithëse ti, zotëri’ te ‘Përherë është më mirë të kesh vajza’, para se të rikthehet ritmi marshues. Këto vargje kanë efektin e të qenit urgjente dhe konfidenciale, jo që të stërdëgjohen; atëherë marshimi i rifituar duket fatal. 

‘Malësi’ qëndron këtu për platenë e lartë të Ch’in, provinca e sotme e Shensi, provinca e vetë Tu Fu-së dhe zona e kryeqytetit të atëhershëm, Ch’ang-an, që tash është Sian-fu. Është tipike për Tu Fu-në të merakoset për mënyrën se si familjet e atyre ushtarëve, tradicionalisht më të mirat e Perandorisë, viheshin në siklet me taksa, ndërkohë që burrat e tyre ishin në front. Ai po ashtu mund të ketë qenë i brengosur, ashtu siç kishte një kauzë të mirë më vonë, rreth zvogëlimit të mbrojtjes përreth kryeqytetit. 

Liqeni  i Zi (ose Blu i errët) është Kokonori, liqeni i madh kripor më shumë se 10.000 këmbë mbi nivelin detar në Tibetin verior. Aty kishte fushime, si edhe ‘përpjetë lumit’ (Lumit të Verdhë) në vitin 750. Por, siç ishte rasti me Li Po-në, përmendja e këtyre vendeve kaq të largëta fuste në valle edhe politikat ushtarake të një lloji të veçantë; siç edhe kishin dalë të ishin njëmend, para së gjithash përmes fuqisë që ua mundësuan gjeneralëve të fitonin brenda vendit të tyre. 

Tu Fu mund të ketë menduar për fantazmat e vjetra, në fund të poezisë, si ato të dinastisë Han në të cilën është vendosur në mënyrë fiktive; por fantazmat e reja si ato të djeshmet dhe të sotmet: me një aluzion në fatin e mbramë të dinastisë Han, kur iu hap rruga zotave të luftës që u pasuan nga dinastitë jetëshkurtra për afërsisht katër shekuj, disa prej të cilave të huaja, duke sunduar pjesë të ndryshme të një perandorie të përçarë. 

Përfundimi i tij i ftohtë atmosferik është karakteristik.

Në këtë shekull, babai i z.Shui, një inxhinier minierash që punon në atë zonë, përdorte këdo që mund ta paguante që eshtrat që i gjendeshin aty nga banorët lokalë t’i varroste siç duhet; ka që e konsideronin ekscentrik për shkak të kësaj, duke pohuar se disa prej tyre tekembramja ishin thjesht eshtra jakësh dhe devesh. 

/Marrë nga Li Po and Tu Fu, “Poems”, (Selected and translated by Arthur Cooper), Penguin Books Ltd, 2013

/Përkthimi: Gazeta Express