Kushtetuesja e riktheu në detyrë, reagon për herë të parë Erion Veliaj - Gazeta Express
string(69) "kushtetuesja-e-riktheu-ne-detyre-reagon-per-here-te-pare-erion-veliaj"

Shqiperi

Gazeta Express

07/11/2025 15:33

Kushtetuesja e riktheu në detyrë, reagon për herë të parë Erion Veliaj

Shqiperi

Gazeta Express

07/11/2025 15:33

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar për herë të parë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila në fillim të kësaj jave rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij nga detyra.

Në një postim të publikuar përmes avokatëve nga qelia, Veliaj theksoi se vendimi i Kushtetueses nuk lidhet me një person të vetëm, por me parimin e demokracisë dhe të votës së lirë.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ishte për të më kthyer mandatin mua, por për t’ua kthyer atyre që u përket, popullit të Tiranës. Ky nuk është një vendim për një njeri, por për demokracinë shqiptare, për votën e lirë dhe për çdo qytetar që beson se pushteti buron nga populli dhe i përket atij”, shkruan Veliaj.

Reagimi i Erion Veliaj: Të dashur miq, Për shkak të kushteve ku ndodhem, vetëm tani munda të çoj këtë pusullë-postim me avokatët. Drejtësia kushtetuese foli. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ishte një vendim për të më kthyer mandatin mua, por për t’ua kthyer atyre që ju përket, popullit të Tiranës.

Ky nuk është një vendim për një njeri, por për demokracinë shqiptare, për votën e lirë dhe për çdo qytetar që beson se pushteti buron nga populli dhe i përket atij.

Gjykata Kushtetuese rivendosi jo thjesht një mandat, por dinjitetin e ligjit dhe besimin se shteti ka ende busull. E drejta mund të vonojë, por nuk harron. Faleminderit çdo qytetari të Tiranës që besoi, që priti dhe që nuk u dorëzua.

Unë do të bëj çdo gjë që është në dorën time, që puna të vijojë, dhe do të kërkoj pa u ndalur që të mos pengohem në ushtrimin e mandatit që më keni besuar. Tirana nuk ndalet. Ju dua shumë!

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i dhënë në fillim të javës, anuloi njëkohësisht edhe dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zhvillimin e zgjedhjeve të reja në Tiranë më 9 nëntor, duke rikthyer në fuqi mandatin e Veliajt si kryebashkiak i kryeqytetit.