Ndërmarrja “NewCo Ferronikeli Complex”, ditë më parë ka marrë vendim për largimin nga puna të 358 punëtorëve. E lidhur me këtë ka reaguar Ferat Shala, i cili ka fajësuar qeverinë Kurti, për të cilën ka thënë se po e shkatërron bazen ekonomike të Kosovës dhe se tani goditjen më të rëndë po ia jep industrisë së rëndë minerare.
“Shpesh kam argumentuar me shkrime dhe debate në Kuvend se Qeveria Kurti po e shkatërron bazën ekonomike të Kosovës, edhe ashtu të brishtë siç ishte. Goditjen më të rëndë tani po ia jep industrisë së rëndë mimerare nxjerrëse dhe përpunuese, pra edhe asaj sasie të pakët të prodhimit vendor që e kemi. I vetmi prodhues final i metaleve Fe-Ni, eksportuesi më i madh ndër vite në nivel vendi, gjigandi i punëtorëve me mbi 1000 të punësuar – Feronikeli në Drenas – është mbyllur. Vendimi i fundit i këtij gjiganti është largimi nga puna i 358 punëtorëve të rregullt. 358 familje të Drenasit tim sot janë në rrezik ekzistencial. Këto familje, e shumë tjera nga ky rajon, dikur i dhanë Kosovës lirinë dhe shtetin që nuk e kishim kurrë. E sot shteti, përmes kësaj qeverie, po u jep varfëri dhe skamje”, ka thënë Shala.
Reagimi i plotë i Ferat Shalës:
Qeveria Kurti dhe Industria
Tash e pesë vite jemi dëshmitarë të një propagande të pandërprerë rreth zhvillimit ekonomik në Kosovë.
Kemi dëgjuar lloj-lloj shifrash dhe improvizimesh qeveritare për shumë sektorë.
Shpesh kam argumentuar me shkrime dhe debate në Kuvend se Qeveria Kurti po e shkatërron bazën ekonomike të Kosovës , edhe ashtu të brishtë siç ishte.
Goditjen më të rëndë tani po ia jep industrisë së rëndë mimerare nxjerrëse dhe përpunuese, pra edhe asaj sasie të pakët të prodhimit vendor që e kemi.
I vetmi prodhues final i metaleve Fe-Ni, eksportuesi më i madh ndër vite në nivel vendi, gjigandi i punëtorëve me mbi 1000 të punësuar – Feronikeli në Drenas – është mbyllur.
Vendimi i fundit i këtij gjiganti është largimi nga puna i 358 punëtorëve të rregullt.
358 familje të Drenasit tim sot janë në rrezik ekzistencial.
Këto familje, e shumë tjera nga ky rajon, dikur i dhanë Kosovës lirinë dhe shtetin që nuk e kishim kurrë.
E sot shteti, përmes kësaj qeverie, po u jep varfëri dhe skamje.
Jemi dëshmitarë tashmë se kjo kastë udhëheqëse, qytetarëve iu ofron vetëm lemoshë sociale në vend të mbështetjes ekonomike.
Është e vërtetë dhe e pamohueshme se që nga ardhja e Albin Kurtit në pushtet, qasja ndaj Feronikelit ka qenë tendencioze dhe armiqësore, përmes institucioneve të vartësisë si KPMM e të tjera.
Goditjen përfundimtare, megjithatë, industria e rëndë e mori nga politikat e qeverisë në raport me tregun energjetik me çmime të larta.
Kjo do t’i kushtojë jo vetëm Drenasit e Drenicës, por gjithë Kosovës.
Drenica është e kalitur për t’u përballur me goditje të ulëta si këto tani të qeverisjes Kurti në ikje.
Diçka që totalisht e papranueshme është çasja e Kurtit; mbyllja e fabrikave industriale prodhuese, ndërsa nga ana tjetër Kosovës i sjell investitorë të burgjeve dhe kampeve për kriminelë evropianë.