Alarm në bazën amerikane ku qëndron avioni Presidencial, stafi u sëmur pasi hapën pakon me pluhur të bardhë - Gazeta Express
string(106) "alarm-ne-bazen-amerikane-ku-qendron-avioni-presidencial-stafi-u-semur-pasi-hapen-pakon-me-pluhur-te-bardhe"

Lajme

Gazeta Express

07/11/2025 14:42

Alarm në bazën amerikane ku qëndron avioni Presidencial, stafi u sëmur pasi hapën pakon me pluhur të bardhë

Lajme

Gazeta Express

07/11/2025 14:42

Një bazë ushtarake amerikane është vendosur në alarm, për shkak se një paketë e dyshimtë që përmbante pluhur të bardhë ishte dërguar aty. CNN raportoi të enjten se pasi hapën pakon, në bazën ushtarake në Maryland, disa persona u sëmurën dhe disa të tjerë u shtruan në spital.

“Një ndërtesë në bazë u evakuua pasi një person hapi një paketë të dyshimtë”, tha CNN, duke cituar një deklaratë nga Baza Ajrore Andrews, e cila ndodhet jashtë Uashingtonit.

“Si masë paraprake, ndërtesa dhe një ndërtesë ngjitur janë evakuuar dhe është vendosur një kordon rreth zonës”, sqarohet po ashtu në deklaratë.

Disa persona u dërguan në Qendrën Mjekësore “Malcolm Grow” të bazës, ndërsa shkalla e sëmundjes është e panjohur.

Baza Ajrore Andrews njihet si baza për Air Force One, avionin e përdorur për të transportuar Presidentin e Shteteve të Bashkuara.

Ndërkohë, sipas CNN, që citon dy burime të njohura me hetimin, paketa e dyshimtë përmbante një pluhur të bardhë të panjohur.