KQZ-ja ka një porosi për votuesit jashtë Kosovës - Gazeta Express
string(48) "kqz-ja-ka-nje-porosi-per-votuesit-jashte-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

07/11/2025 14:29

KQZ-ja ka një porosi për votuesit jashtë Kosovës

Lajme

Gazeta Express

07/11/2025 14:29

KQZ-ja njofton votuesit jashtë Kosovës të komunave në të cilat do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar, se periudha e votimit përmes postës do të përfundojë, më 8 nëntor 2025.

Gjithashtu, KQZ-ja fton votuesit e regjistruar jashtë Kosovës që ende nuk kanë pranuar pakon e tyre me fletëvotim, që të kontrollojnë kutitë e tyre postare.

Pas komunikimit me Postën e Kosovës, njoftojmë se një numër i dërgesave të padorëzuara në disa shtete në sistem figuron se pranuesve të pakove u është lënë njoftim për paraqitje, andaj është e nevojshme që të kotrollojnë kutitë e tyre postare, pasi kanë mundur të mos vërejnë këto njoftime.