Koço Angjushev punësoi lobistë për 1.5 milion dollarë për ta hequr nga “lista e zezë” e SHBA-së - Gazeta Express
string(93) "koco-angjushev-punesoi-lobiste-per-1-5-milion-dollare-per-ta-hequr-nga-lista-e-zeze-e-shba-se"

Maqedoni

Gazeta Express

07/11/2025 13:51

Koço Angjushev punësoi lobistë për 1.5 milion dollarë për ta hequr nga “lista e zezë” e SHBA-së

Maqedoni

Gazeta Express

07/11/2025 13:51

Sipas regjistrit publik të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, më 20 mars 2024, ose rreth tre muaj pas vendosjes së sanksioneve kundër tij, u regjistrua zyrtarisht një marrëveshje lobimi midis Koço Angjushevit dhe kompanisë “Research Service Bureau”. Dokumenti liston katër persona si lobistë: Kevin Carey, Paul Hatch, Samuel Morris dhe Oliver Scherlofsky, raporton 360Gradë, transmeton Portalb.mk.

Përshkrimi i problemit për të cilin po kërkohet përfshin kodin IMM, në lidhje me Seksionin 7031c të dispozitës së përcaktimit të Departamentit të Shtetit. Me fjalë të tjera, ai ka të bëjë me një çështje në lidhje me të drejtën e SHBA-së për t’u mohuar hyrjen individëve dhe familjeve të tyre për shkak të lidhjeve me korrupsion të konsiderueshëm ose shkelje të të drejtave të njeriut.

Kur u vendosën sanksione kundër tij më 5 dhjetor 2023, Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi:

“Ky njoftim riafirmon angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, i cili dëmton interesin publik, pengon prosperitetin ekonomik të vendeve dhe minon aftësinë e qeverive për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave të popullit të tyre.”

Angjushev deklaroi po atë ditë se ai mbështeti fuqimisht anëtarësimin në NATO dhe BE, por gjithashtu mohoi të jetë përfshirë në korrupsion dhe paralajmëroi apelim të vendimit.

“Mohoj fuqimisht të gjitha dyshimet e shprehura në dokumentin e publikuar nga Departamenti i Shtetit i respektuar dhe dua t’ju informoj se do ta apeloj vendimin dhe do të përdor të gjitha mjetet ligjore të listuara në vetë dokumentin për të tërhequr këtë vendim, të cilin e konsideroj të panevojshëm në kuadër të përpjekjeve të miqve tanë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të luftuar korrupsionin”, tha Angjushev.

Kujtojmë se Shtetet e Bashkuara së fundmi hoqën nga lista e sanksioneve ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodikun, si dhe anëtaren e Presidencës së Bosnjës, Zhelka Cvijanoviq.

Përveç tyre, nga lista e zezë janë hequr dhe anëtarët e familjes së Dodikut, kompanitë e tyre dhe bashkëpunëtorët e ngushtë.

Dodik, presidenti i Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur, ishte sanksionuar dy herë për shkak shkeljes së Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe.

Zyra amerikane për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) nuk dha shpjegime pse i hoqi ata nga lista e sanksioneve.

Dodiku – të cilit iu hoq mandati si president i entitetit serb pas dënimit me burgim për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të lartë në Bosnje, Christian Schmidt – tha se e falënderon presidentin amerikan, Donald Trump, për vendimin e OFAC-it.