Rusia i bën thirrje SHBA-së të qartësojë “sinjalet kontradiktore” për testimet bërthamore - Gazeta Express
string(87) "rusia-i-ben-thirrje-shba-se-te-qartesoje-sinjalet-kontradiktore-per-testimet-berthamore"

Lajme

Gazeta Express

07/11/2025 13:36

Rusia i bën thirrje SHBA-së të qartësojë “sinjalet kontradiktore” për testimet bërthamore

Lajme

Gazeta Express

07/11/2025 13:36

Rusia i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara që të qartësojnë ato që i cilësoi si sinjale kontradiktore lidhur me rinisjen e testimeve bërthamore, duke thënë se një hap i tillë do të nxiste përgjigje nga Rusia dhe shtete të tjera.

Javën e kaluar presidenti amerikan, Donald Trump, urdhëroi ushtrinë që menjëherë të rinisë procesin për testimin e armëve bërthamore. Megjithatë, ai nuk e bëri të qartë nëse bëhej fjalë për testime të raketave me kapacitet bërthamor apo rinisjen e testimeve që përfshijnë edhe shpërthime të bombave bërthamore. Të dyja vendet nuk kanë kryer për më shumë se tri dekada testime me shpërthime.

“Nëse bëhet fjalë për këtë të fundit, do të krijonte dinamika negative dhe do të nxiste shtetet e tjera që të ndërmerrnin hapa si kundërpërgjigje, përfshirë Rusinë”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova.

“Për momentin ne vërejmë se sinjalet që vijnë nga Uashingtoni, që po shkaktojnë shqetësim të justifikueshëm në të gjitha anët e botës, mbeten kontradiktore dhe, sigurisht duhet të qartësohet kjo çështje”.