Mbi 16 mijë euro i kushtuan buxhetit të shtetit servisimi i veturave të Kuvendit - Gazeta Express
string(80) "mbi-16-mije-euro-i-kushtuan-buxhetit-te-shtetit-servisimi-i-veturave-te-kuvendit"

Lajme

Gazeta Express

07/11/2025 12:31

Mbi 16 mijë euro i kushtuan buxhetit të shtetit servisimi i veturave të Kuvendit

Lajme

Gazeta Express

07/11/2025 12:31

Kuvendi i Kosovës mund të ketë qenë i bllokuar për muaj të tërë në aspektin politik, por jo edhe në shpenzime.

Edhe pse pa seanca, pa vendime e pa funksionalitet të plotë, mirëmbajtja e veturave zyrtare ka vazhduar me ritëm të rregullt dhe me fatura të majme.

Sipas të dhënave zyrtare financiare, vetëm nga shkurti deri në korrik të vitit 2025, Kuvendi ka shpenzuar 16 mijë e 80 euro për “mirëmbajtje dhe riparim të automjeteve”.

Në listë figurojnë katër përfitues, ndër ta kompani të njohura që prej vitesh marrin kontrata për riparime të veturave institucionale.

Pjesën më të madhe të shumës e ka përfituar “Albert Leku BI”, me disa pagesa të përsëritura që variojnë nga 55 deri në gati 3 mijë euro, ndërsa kompania “LTG Kosova L.L.C.” ka arkëtuar mbi 4,800 euro. Një tjetër pagesë, prej 950 euro, i është bërë operatorit “Ardian Zakuti BI”, gjithashtu për riparime, raporton Front Online.

Në total, vetëm gjatë gjashtë muajve janë realizuar 14 pagesa të ndara, për të njëjtën kategori shpenzimi, mirëmbajtjen e automjeteve.

Ironikisht, kjo ndodh në një periudhë kur Kuvendi nuk ka miratuar ligje, nuk ka zhvilluar debat parlamentar e as mbikëqyrje efektive të ekzekutivit, por ka ruajtur ritmin e shpenzimeve sikur çdo gjë të ishte normale.

Në mungesë të funksionalitetit politik, duket se funksionaliteti financiar ka mbetur i pandalshëm.

Ndërsa qytetarët presin kthimin e normalitetit institucional, veturat e Kuvendit po mirëmbahen si për udhëtime të përditshme, një luksi i heshtur, që tregon se kur ndalet puna, shpenzimet në Kosovë vazhdojnë të ecin me motor të plotë./Front Online