LSDM duhet të ndërtojë një strategji të qartë se si ta fitojë sërish besimin e qytetarëve në të ardhmen dhe të jetë pjesë e pushtetit, por jo si partnere koalicioni e VMRO-DPMNE-së, tha Jani Makraduli.
Makraduli theksoi se LSDM, si parti shtetformuese, duhet të ofrojë një plan për të fituar besimin e qytetarëve dhe për të qenë bartëse e politikave në Qeveri.
“Rezultati i zgjedhjeve është i dobët. Duhet të përgatitet një raport serioz brenda partisë dhe të analizohet si dhe pse LSDM ka arritur në këto shifra. Në atë raport duhet të përfshihet edhe një analizë e rezolutës për ‘vijat e kuqe’, e promovuar para fushatës, dhe të shihet cili ka qenë kontributi i saj,” tha Makraduli.
Ai shtoi se LSDM-së i duhet një vizion politik i sinqertë, realist, me emocione, pasion dhe ndershmëri.
“Nuk jam ftuar në takimin në selinë e partisë në Bihac. Disa kandidatëve u ofrova ndihmë, por fatkeqësisht nuk ndjenë nevojë të marrin ndonjë këshillë. Megjithatë, nuk bëhet fjalë për zgjidhje personale, por për nevojën që partia të ketë politikë të qartë,” tha Makraduli.
tag_katrorimaqedoni_2