I dyshuari për vrasjen e vëllezërve në Gollubovc të Malishevës, Astrit Isufi, në QKUK ku po trajtohet pas plagëve që ka marrë nga arma e zjarrit.
Në pamjet e publikuara nga T7, ai shihet brenda emergjencës duke u bartur nga mjekët dhe duke u ruajtur nga një numër policësh.
Ai u dërgua në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale për trajtim të mëtutjeshëm.
I dyshuari Isufi u arrestua mëngjesin e sotëm nga policia në fshatin Pllaqicë të Malishevës. Ai u gjet me plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit dhe iu dha trajtimi mjekësor.
Nuk dihet ende se si është plagosur, megjithatë policia ka njoftuar se në vendngjarje dje ka gjetur dy armë zjarri.
Isufi dyshohet se ka vrarë dy burra nga fshati Golluboc i Malishevës, të cilët ishin vëllezërit e gruas së tij.
Ngjarja tragjike ndodhi para shtëpisë së viktimave.
Prokuroria dje ka thënë se ende nuk dihen me saktësi motivet./Express/