Kryeministri i vendit Edi Rama, ditën e sotme në podcastin “Flasim” kishte 5 kandidatët e bashkive ku do të zhvillohen zgjedhje të pjesshme më 9 nëntor, Vlorë, Tepelennë, Mat, Cërrik dhe Berat.
Shefi i qeverisë dha një mesazh të rëndësishëm për të gjithë kryetarët e bashkive të vendit, të cilëve i kërkoi që të kenë vëmendje të veçantë edhe te fshati dhe jo vetëm te qyteti.
Edi Rama: Kryetarët e bashkive duhet të jenë shumë të vëmendshëm që ta ndajnë në dysh trurin, qytet dhe fshat. Jo të anojnë gjatë gjithë kohës nga qyteti. Qyeti është shumë i rëndësishëm, por duhet ta mbajnë një pjesë, 50% të vëmendjes nga fshati, për të krijuar ndërmarrje në fshat, për të dhënë kontribut si bashki dhe për të përfituar nga gjithë këto skema financimi që ne kemi krijuar. 200 mln euro që janë aty, linja e kreditimit të BSH ose të tjera fonde që krijohen nga kjo qasje e re, qasje sipërmarrëse…kjo është një gjë shumë e rëndësishme.
Në fund i kërkoi të gjithë kandidatëve të bënin një parashikim në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 9 nëntorit.
Brunilda Mersini, kandidate e Vlorës: 80 % të votave
Gramoz Sako, kandidat i Tepelenës: 83%
Ervin Cece, kandidat i Beratit: 75%
Altin Bojni, kandidat i Matit: 65%
Florenc Doka, kandidat i Cërrikut: 70 plus 1
Edi Rama: Suksese dhe për hajër. Do marrim përsipër gjithë baltën që do hidhet pas fitores, por ajo balta na duhet se shkatërron syrin e keq.