Policia ruan të dyshuarin e vrasjes së djeshme në Gollubovc, T7 sjell pamjet brenda QKUK-së - Gazeta Express
string(90) "policia-ruan-te-dyshuarin-e-vrasjes-se-djeshme-ne-gollubovc-t7-sjell-pamjet-brenda-qkuk-se"

Lajme

Gazeta Express

07/11/2025 10:27

Policia ruan të dyshuarin e vrasjes së djeshme në Gollubovc, T7 sjell pamjet brenda QKUK-së

Lajme

Gazeta Express

07/11/2025 10:27

Një numër policësh po e ruajnë të dyshuarin e vrasjes së djeshme të vëllezërve në Gollubovc të Malishevës, Astrit Isufi, në QKUK ku po trajtohet pas plagëve që ka marrë nga arma e zjarrit.

T7 solli pamjet brenda QKUK-së ku shihet policia para dhomës ku i dyshuari po merr trajtimin mjekësor, ndërkaq policë u panë edhe në hyrje të klinikës.

I dyshuari Isufi u arrestua mëngjesin e sotëm nga policia në fshatin Pllaqicë të Malishevës, i cili kishte plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit.

Nuk dihet ende se si është plagosur, megjithatë policia ka njoftuar se në vendngjarje dje ka gjetur dy armë zjarri.