I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Gollubovc u kap në këtë shtëpi të pabanuar në Pllaqicë - Gazeta Express
string(92) "i-dyshuari-per1-vrasjen-e-dyfishte-ne-gollubovc-u-kap-ne-kete-shtepi-te-pabanuar-ne-pllocice"

Lajme

Gazeta Express

07/11/2025 10:23

I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Gollubovc u kap në këtë shtëpi të pabanuar në Pllaqicë

Lajme

Gazeta Express

07/11/2025 10:23

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, rreth orës 06:30, policia ka arritur ta kapë Astrit Isufin, i cili dyshohet për vrasjen e dyfishtë të ndodhur të enjten në Gollubovc të Malishevës.

Gazetari i T7 Çlirimtar Morina i cili ndodhet në vendin e ngjarjes, raporton se Isufi është gjetur nga zyrtarët policorë teksa fshihej në një shtëpi të pabanuar në fshatin Pllaqicë, jo larg vendit të ngjarjes.

Në momentin e kapjes, Isufi ishte i lënduar. Menjëherë pas arrestimit, atij iu ofrua ndihmë e parë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, ndërsa më pas u dërgua për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.