Ferizaj, arrestohet shtetasja serbe pasi goditi me thikë të dashurin - Gazeta Express
string(67) "ferizaj-arrestohet-shtetasja-serbe-pasi-goditi-me-thike-te-dashurin"

Lajme

Gazeta Express

07/11/2025 9:49

Ferizaj, arrestohet shtetasja serbe pasi goditi me thikë të dashurin

Lajme

Gazeta Express

07/11/2025 9:49

Një shtetase e Serbisë është arrestuar të enjten në Ferizaj, pasi dyshohet se e ka goditur me thikë të dashurin e saj.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se dyshohet se therja me thikë ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes të dyshuarës dhe të dashurit të saj.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.