Miratohet ngritja e komisioneve të posaçme për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale - Gazeta Express
string(82) "miratohet-ngritja-e-komisioneve-te-posacme-per-reformen-zgjedhore-dhe-territoriale"

Shqiperi

Gazeta Express

07/11/2025 9:26

Miratohet ngritja e komisioneve të posaçme për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Shqiperi

Gazeta Express

07/11/2025 9:26

Kuvendi miratoi sot me 105 vota pro dhe 1 kundër ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe asaj Territoriale.

Komisioni i Reformës Zgjedhore do të bashkëdrejtohet nga Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi.

Gjithashtu komisioni do të ketë edhe anëtarë të tjerë nga grupi i PS-së: Arbjan Mazniku, Bledar Çuçi, Ulsi Manja, Olsi Komici, Aurora Mara dhe Ogerta Manastirliu.

Ndërsa nga PD do të jenë Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Albana Vokshi dhe Gjin Gjoni.

Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale do ketë bashkëkryetar nga radhët e shumicës Arbjan Maznikun, ndërsa nga PD do të jetë bashkëkryetar Luçiano Boçi.

Nga PS, anëtarët e tjerë të propozuar janë: Blendi Klosi, Damian Gjiknuri, Romina Kuko, Ermal Pacaj, Marjana Koçeku, Ermal Elezi dhe Klevis Jahaj.

Ndërsa nga PD do të jenë Jorida Tabaku, Bledion Nallbati, Xhelal Mziu, Ramadan Likaj dhe Enno Bozdo.