Policia: I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Malishevë, ishte i plagosur - Gazeta Express
string(71) "policia-i-dyshuari-per-vrasjen-e-dyfishte-ne-malisheve-ishte-i-plagosur"

Lajme

Gazeta Express

07/11/2025 8:50

Policia: I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Malishevë, ishte i plagosur

Lajme

Gazeta Express

07/11/2025 8:50

Edhe Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në fshatin Golluboc të Malishevës, Astrit Isufi, është arrestuar sot rreth orës 06:30, ndërsa gjatë arrestimit ai ka qenë i plagosur.

Pas marrjes së ndihmës së parë, ai është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), tha komandanti i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.

“Po sot rreth orës 06:30 është arrestuar i dyshuari, ai ka qenë i plagosur, pas ndihmës së parë që i është dhënë, ai është dërguar për trajtim në QKUK”, tha Graishta për Telegrafin.

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ndaj të dyshuarit do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente, brenda afatit ligjor. Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me rastin.