Bugaqku për 100 eurot e studentëve: Është në kundërshtim me të gjitha standardet demokratike - Gazeta Express
string(91) "bugaqku-per-100-eurot-e-studenteve-eshte-ne-kundershtim-me-te-gjitha-standardet-demokratike"

Lajme

Gazeta Express

07/11/2025 7:14

Bugaqku për 100 eurot e studentëve: Është në kundërshtim me të gjitha standardet demokratike

Lajme

Gazeta Express

07/11/2025 7:14

Vullnet Bugaqku nga KDI në emisionin “Click” të RTV21 për 100 eurot që qeveria në detyrë ia ka dhënë studentëve tha se ky vendim është në kundërshtim me të gjitha standardet demokratike të mbarëvajtjes së një procesi zgjedhor.

Ai shtoi se ky është shfrytëzim i resurseve publike për qëllimin e përfitimit në mënyrë elektorale.

“Siç e kemi thënë edhe më parë vendimet e tilla sidomos kur ndërmirren në një periudhë goxha të ndjeshme elektorale, pra jo që e cenojnë integritetin e zgjedhjeve por edhe barazinë e tyre zgjedhjeve për faktin se një aparat shtetëror ose një aparat i zyrtarëve shtetëror i shfrytëzojnë resurset publike me qëllim që të përfitojnë në mënyrë elektorale. Kjo është në kundërshtim me të gjitha standardet demokratike të mbarëvajtjes së një procesi zgjedhor”, deklaroi Bugaqku.