Kurti i kryen pagesat për studentë tri ditë para balotazhit, vendimin për t'ua ndarë po ashtu e kishte "sinkronizuar" me zgjedhje - Gazeta Express
string(122) "kurti-i-kryen-pagesatperstudente-tri-dite-para-balotazhit-vendimin-per-tu-ndare-po-ashtu-e-kishte-sinkronizuar-me-zgjedhje"

Lajme

Sefer Zogaj

06/11/2025 20:29

Kurti i kryen pagesat për studentë tri ditë para balotazhit, vendimin për t’ua ndarë po ashtu e kishte “sinkronizuar” me zgjedhje

Lajme

Sefer Zogaj

06/11/2025 20:29

Më 7 tetor 2025, Qeveria e Kosovës në detyrë e drejtuar nga Albin Kurti mori vendim që studentëve t’ju ndahen nga 100 euro, siç e thonë shpesh ata, “të njëhershme”.

Ky vendim erdhi vetëm 5 ditë para se të mbahet raundi i parë i zgjedhjeve lokale në Kosovë. Veprimi u kritikua, jo për përmbajtjen sa për motivin, nga opozita u konsiderua si “korrupsion publik”.

Raundi i parë përfundoi, Lëvizja Vetëvendosje fitoi tri komuna pa balotazh, Podujevën, Shtimen dhe Kamenicën, ndërsa partitë opozitare, PDK, LDK, AAK dhe NISMA fituan 7 komuna pa balotazh.

Balotazhi do të përballë Vetëvendosjen në 12 komuna, gara më e ashpër pritet të jetë në Prishtinë përballë LDK-së, dhe në Prizren e Mitrovicë përballë PDK-së.

Raundi i parë ka mbaruar, rezultatet janë certifikuara dhe Kosova gjendet tri ditë para balotazhit – që sot kanë dalur paratë për studentët – një muaj pas vendimit të marrë.

“Të nderuar studentë. Më lejoni të ju uroj vitin e ri akademik me lajmin e mirë se ju jeni kualifikuar si përfitues të shtesave të njëhershme prej 100 euro . Me qeverinë tonë studentët gjithmonë do të kenë mbështetjen e shtetit”, është mesazhi që shumë studentë kanë pranuar më 6 nëntor – tri ditë para balotazhit.

Madje, sms është ridërguar, sepse një i ngjashëm paraprak përmend në fund emrin e Albin Kurtit – duke ngjallur kritika në opinion.

Kurti është përkujdesur që ta luajë rolin e zyrtarit të Ministrisë së Financave, duke i dhënë pompozitet vendimit. Ai ka shkruar në Facebook, ku tregoi se jo të gjithë studentët kanë marrë paratë, një grup tjetër do të përfitojë ditëve në vijim – pa treguar kriteret e kategorizimit të këtyre studentëve.

“Sot është procesuar pagesa për grupin e parë të studentëve që janë kualifikuar si përfitues të shumës së njëhershme prej 100 eurove, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik.  Janë gjithsej 49,623 studentë përfitues të të gjitha drejtimeve e institucioneve arsimore, publike e private që janë procesuar me grupin e parë.  Pjesa e mbetur e aplikuesve që plotësojnë kriteret për përfitim do të shqyrtohen dhe procesohen me grupin e dytë në ditët në vijim.  Me qeverinë tonë, studentët çdoherë do të kenë mbështetjen e shtetit”, ka shkruar Kurti.

Strategjia elektorale e Kurtit është kritikuar gjerëissht – kanë reaguar edhe liderët opozitarë. Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, ka shkruar në Facebook se studentët nuk mashtrohen lehtë.

“Një kryeministër mashtrues që i ka harruar studentët për pesë vite, tani kinse po kujtohet për ta tri ditë para zgjedhjeve – jo për t’i ndihmuar, por duke dashur t’i mashtroj me nga një mesazh propagandistik dhe 100 euro në llogari. Por studentët nuk mashtrohen kaq lehtë. Ata e dinë se kjo nuk është ndihmë, por hipokrizi me llogari elektorale. Prandaj, ata, bashkë me familjet e tyre që i edukojnë me sakrificë, më 9 nëntor do ta kthejnë përgjigjen e tyre meritore – me dinjitet, me votë dhe me vetëdije”, ka shkruar ai.

Ndërsa, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se , këta SMS ‘cringe’, para zgjedhjeve nuk blejnë as heshtjen, as shpresën. Madje, “as votën”, shkruan Abdixhiku.

“Të ardhmen që ua vodhi, në shtetin më të varfër e më të izoluar në Evropë, me arsimin ndër më të fundit në botë, provon t’ua blejë me 100 euro për votë – tre ditë para balotazhit. Një regjim i frikësuar dhe në rënie të lirë, po trajton studentët e Kosovës si material shitblerje zgjedhor. Studentët drejtojnë kohë, rrëzojnë regjime e përcaktojnë epokë.  Prandaj, këta SMS ‘cringe’, para zgjedhjeve nuk blejnë as heshtjen, as shpresën. As votën. I keni nënçmuar. Do t’iu kthejnë përgjigje këtë të diel me votë.  Kosova është shumë e mençur se sa po e trajton kryepopullisti sot”, ka shkruar Abdixhiku.

Gjatë fushatës zgjedhore Kurti ka hapur kuletën e shtetit duke shpërndar shuma solide financiare për kategori të ndryshme shoqërore. Në të njëjtën koh ai gjatë fjalimeve elektorale ka vendosur të flas për “një thes të shkyer”, metaforikisht përmend edhe “duart e mbetura në atë thes”.

Ndërsa, “thesi” që formalisht është buxheti i shtetit rrezikon të mbetet i pamiratuar për vitin 2026 në mungesë të Qeverisë. /Gazeta Express