Një nga onkologët kryesorë të aparatit tretës ka zbuluar një shenjtë paralajmëruese të kancerit të zorrës që shpesh nuk diskutohet dhe mund të kalojë pa u vënë re.
Sipas Dr. Yousuf Zafar, onkolog amerikan, ndjesia se zorra nuk është zbrazur plotësisht pas jashtëqitjes mund të jetë shenjë e pranisë së një tumori që po e ngushton ose bllokon kalimin e feçeve.
Në një video të publikuar së fundi në TikTok, ai tha:
“Një simptomë që nuk përmendet sa duhet është ndjesia sikur zorra nuk është zbrazur tërësisht, edhe pasi keni kryer jashtëqitje.”
Kjo ndodh sepse tumori mund të pengojë kalimin normal, duke krijuar ndjesinë e presionit të vazhdueshëm.
Kanceri i zorrës në rritje, sidomos te të rinjtë
Çdo vit, mbi 42 mijë persona në Britani diagnostikohen me kancer të zorrës së trashë, ndërsa 17,400 prej tyre humbin jetën.
Rastet tek mosha e re janë dyfishuar në 30 vitet e fundit, duke alarmuar mjekët.
Një nga rastet më të diskutura ishte Dame Deborah James, e njohur si “Bowel Babe”, e cila ndërroi jetë në moshën 40-vjeçare, duke u bërë një zë i fuqishëm i ndërgjegjësimit për këtë sëmundje.
Simptomat e hershme që nuk duhen injoruar
Dr. Zafar renditi disa shenja paralajmëruese – disa prej tyre pa dhimbje:
Simptoma Përshkrimi
Ndjesia e zbrazjes jo të plotë të zorrës Ndjesi sikur keni ende nevojë të shkoni në tualet, edhe pasi mbaroni.
Gjak në jashtëqitje / Gjakderdhje anale Shpesh neglizhohet për muaj ose vite.
Dhimbje ose ngërçe të barkut Dhimbje që nuk kalon vetvetiu.
Humbje e pashpjegueshme në peshë Nëse nuk keni ndryshuar dietën apo aktivitetin, është një shenjë alarmi.
Anemi (mungesë hekuri) Shkakton lodhje, dobësi dhe vështirësi në frymëmarrje.
Ai shtoi:
“Nëse jeni anemik dhe nuk ka arsye të qartë për këtë, diskutoni me mjekun për një kontroll të zorrës së trashë.”
Mund të mos ketë simptoma fare
Dr. Zafar theksoi se disa pacientë nuk shfaqin asnjë shenjë, prandaj kontrollet periodike sipas moshës janë të rëndësishme.
Shkencëtarët kanë zbuluar një moment kyç të quajtur “big bang” në zhvillimin e kancerit të zorrës – momentin kur qelizat kancerogjene arrijnë të fshihen nga sistemi imunitar, duke e bërë sëmundjen më të vështirë për t’u trajtuar.
Ky zbulim mund të ndihmojë mjekët të identifikojnë më saktë pacientët që mund të përfitojnë nga imunoterapia, përfshirë vaksinat kundër kancerit që janë aktualisht në zhvillim. /GazetaExpress/