Njoftimi i fundit i Prokurorisë: I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Malishevë ende në kërkim - Gazeta Express
string(93) "njoftimi-i-fundit-i-prokurorise-i-dyshuari-per-vrasjen-e-dyfishte-ne-malisheve-ende-ne-kerkim"

Lajme

Gazeta Express

06/11/2025 16:53

Njoftimi i fundit i Prokurorisë: I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Malishevë ende në kërkim

Lajme

Gazeta Express

06/11/2025 16:53

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka dalë me një komunikatë në lidhje me vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur sot në fshatin Golluboc të Malishevës.

Prokuroria thotë se ka iniciuar rast për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Tutje thuhet se bashkë me policinë po ndërmarrin veprimet e nevojshme për të arrestuar të dyshuarin.

Trupat e viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Viktimat janë Driton Morina dhe Naim Morina, ndërsa dorasi është Astrit Isufi nga Sankoci i Drenasit.

Komunikata e plotë:

Gjakovë, 6 nëntor 2025 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se sot, më datë 6 nëntor 2025, është raportuar për një vrasje të dyfishtë të ndodhur në fshatin Golluboc, Komuna e Malishevës.

Pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore Gjakovë dhe Prokurori kujdestar.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupat e pajetë të viktimave janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë.

Prokurori i Shtetit, ka iniciuar rast për shkak të veprave penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të personit të dyshuar, i cili tashmë është identifikuar dhe ndodhet në kërkim.

Gjithashtu, janë duke u mbledhur provat dhe po ndërmirren të gjitha veprimet e nevojshme.