Grupi BALFIN sjell Flying Tiger Copenhagen në Albi Mall – Kreativiteti skandinav tani në Prishtinë - Gazeta Express
string(96) "grupi-balfin-sjell-flying-tiger-copenhagen-ne-albi-mall-kreativiteti-skandinav-tani-ne-prishtine"

Lajme

Gazeta Express

06/11/2025 16:38

Grupi BALFIN sjell Flying Tiger Copenhagen në Albi Mall – Kreativiteti skandinav tani në Prishtinë

Lajme

Gazeta Express

06/11/2025 16:38

Grupi BALFIN vazhdon të zgjerohet në fushën e retail-it me një tjetër brand të njohur ndërkombëtarisht. Këtë herë, grupi sjell në rajon markën daneze Flying Tiger Copenhagen, duke hapur dyqanin e saj të parë në Kosovë në qendrën tregtare Albi Mall. Ky është dyqani i katërt në Ballkan, pas hapjeve që u zhvilluan ditët e fundit në Shkup dhe Tiranë, ndërsa të tjerë pritet të hapen së shpejti në rajon. Ky hap sjell për konsumatorët kosovarë një botë të mbushur me ngjyra, dizajn, kreativitet dhe thjeshtësinë skandinave, duke ofruar një eksperiencë të freskët dhe të veçantë në tregun vendas të retail-it.

Hapja e Flying Tiger CopenhagenAlbi Mall është pjesë e një partneriteti strategjik midis Grupit BALFIN dhe Flying Tiger Copenhagen, me synimin për ta zgjeruar brandin në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Plani parashikon hapjen e më shumë se 50 dyqaneve të reja gjatë katër viteve të ardhshme në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë e Hercegovinë, Mal të Zi dhe Serbi, duke krijuar rreth 400 vende të reja pune në rajon.

Julian Mane, Zëvendëspresident i Grupit BALFIN, foli për rëndësinë e bashkëpunimit me Flying Tiger Copenhagen dhe për mënyrën si ky partneritet përshtatet me vizionin afatgjatë të grupit për zhvillimin e retail-it modern në rajon:

“Ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm në strategjinë e BALFIN për të sjellë marka me përvojë ndërkombëtare dhe përmbajtje unike në tregjet e Ballkanit Perëndimor. Flying Tiger Copenhagen përshtatet në mënyrë natyrale me filozofinë tonë të inovacionit dhe afrimit me konsumatorin përmes përvojave të reja dhe kreative.”

Ai shtoi se zhvillimi i brandit në rajon do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë lokale dhe në krijimin e mundësive të reja për punësim e zhvillim profesional:

“Zgjerimi i Flying Tiger Copenhagen në Kosovë dhe më gjerë në rajon nuk është vetëm një histori suksesi për retail-in, por edhe një investim në njerëz, vende pune dhe përmirësimin e përvojës së konsumatorit në të gjithë Ballkanin Perëndimor.”

Martin Jeremiin, CEO i Flying Tiger Copenhagen, theksoi rëndësinë e partneritetit strategjik me BALFIN, duke e përshkruar grupin si partner kyç rajonal:

“Kosova përfaqëson një treg të ri dhe energjik me konsumatorë kureshtarë dhe kreativë. Ne jemi të lumtur që Flying Tiger Copenhagen po bëhet pjesë e përditshmërisë së tyre, dhe mezi presim të shohim se si fryma jonë daneze do të marrë jetë përmes përvojave të përbashkëta me klientët këtu.”

Hapja madhështore mblodhi të ftuar nga Danimarka, përfaqësues të Grupit BALFIN, media dhe influencerë lokalë. Vizitorët përjetuan universin lozonjar të brandit përmes një atmosfere të gjallë, produkteve kreative dhe surprizave të vogla që shënuan këtë moment të veçantë. Me sharmin e tij skandinav dhe filozofinë “A richer life doesn’t cost a fortune”, Flying Tiger Copenhagen hap zyrtarisht dyert për klientët kosovarë, duke i ftuar të zbulojnë një mënyrë të re për të shijuar përditshmërinë.

Flying Tiger Copenhagen planifikon të hapë 8 dyqane gjatë këtij viti, me një vizion ambicioz: 50 dyqane brenda 5 viteve në rajon.

Rreth Flying Tiger Copenhagen

E themeluar në vitin 1995, Flying Tiger Copenhagen operon sot me mbi 1,000 dyqane në 41 vende të botës. Brand-i njihet për rrënjët e tij skandinave, dizajnin me ngjyra dhe misionin për të shtuar pak më shumë gëzim në jetën e përditshme – duke kombinuar kreativitetin, funksionalitetin, përballueshmërinë dhe një angazhim të fortë ndaj qëndrueshmërisë.