Caktohen gjyqtarët për xhiron e 13-të të Superligës së Kosovës - Gazeta Express
string(64) "caktohen-gjyqtaret-per-xhiron-e-13-te-te-superliges-se-kosoves-1"

Sport

Gazeta Express

06/11/2025 16:29

Caktohen gjyqtarët për xhiron e 13-të të Superligës së Kosovës

Sport

Gazeta Express

06/11/2025 16:29

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur emrat e gjyqtarëve që do të drejtojnë ndeshjet e fundjavës në Superligën e Kosovës në futboll.

Vëmendje të veçantë ka marrë mosdelegimi i gjyqtarit Genc Nuza, i cili nuk është caktuar në asnjërën nga katër ndeshjet që do të zhvillohen këtë xhiro.

Në ndeshjen Llapi – Prishtina e Re, gjyqtar kryesor do të jetë Dardan Çaka, ndërsa Granit Hyseni dhe Drilon Rexhepi do të jenë asistentët e tij.

Takimin Drenica – Ballkani do ta referojë Mentor Ajeti, me ndihmën e Bujar Selimajt dhe Zgjim Rrahimit.

Në përballjen Malisheva – Gjilani, drejtësinë do ta ndajë Alban Shala si gjyqtar kryesor, ndërsa asistentë do të jenë Fatmir Sekiraqa dhe Bekim Rama.

Ndërkaq, ndeshjen Ferizaj – Dukagjini do ta gjykojë Gramos Shala, i shoqëruar nga Alban Ejupi dhe Enis Bejtullahu si asistentë. /Gazeta Express/