Vrasja e vëllezërve në Malishevë, dhëndri i dyshuar ka edhe aktakuzë për kanosje dhe dhunë në familje - Gazeta Express
string(95) "vrasja-e-vellezerve-ne-malisheve-dhendri-i-dyshuar-me-aktakuze-per-kanosje-dhe-dhune-ne-familje"

Lajme

Gazeta Express

06/11/2025 15:36

Vrasja e vëllezërve në Malishevë, dhëndri i dyshuar ka edhe aktakuzë për kanosje dhe dhunë në familje

Lajme

Gazeta Express

06/11/2025 15:36

Dy vëllezër janë vrarë sot në fshatin Golluboc të Malishevës. I dyshuar për rastin është Astrit Isufi nga Sankoci i Drenasit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në një përgjigje për Gazetën Express, ka thënë se ndaj të dyshuarit më 6 prill të këtij viti është paraqitur kërkesë për caktim të paraburgimit dhe i është caktuar.

Po ashtu, ndaj Isufit më 7 prill është ngritur aktakuzë për “Dhunë në familje” dhe “Kanosje”.

“Prokurori i shtetit  ndaj personit të dyshuar A.I., me datë 06.04.2025, është paraqitur kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, e cila po të njëtit iu është caktuar nga gjykata kompetente. Po ashtu, me datë 07.04.2025, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit për veprat penale “Dhunë në familje” në bazë të nenit 248 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe “Kanosje”, sipas nenit 181 të KPRK-së.”

Policia ka aktivizuar Njësinë K9 për të arrestuar të dyshuarin, mirëpo deri tani nuk ka njoftim nëse është kapur ai.

Raportohet se viktimat janë Driton Morina dhe Naim Morina rreth 32 dhe 45 vjeç.

I dyshuari, sipas hetimeve paraprake, sot ka shkuar në shtëpinë e viktimave për të marrë gruan e tij. Pasi është larguar disa metra, ai është kthyer përsëri dhe ka hapur zjarr ndaj dy vëllezërve që ndodheshin para derës së shtëpisë.