Kallëzim penal për ish-drejtoreshën e një gjimnazi në Kumanovë – nuk i ka kthyer telefonat zyrtarë - Gazeta Express
string(96) "kallezim-penal-per-ish-drejtoreshen-e-nje-gjimnazi-ne-kumanove-nuk-i-ka-kthyer-telefonat-zyrtare"

Maqedoni

Gazeta Express

06/11/2025 15:01

Kallëzim penal për ish-drejtoreshën e një gjimnazi në Kumanovë – nuk i ka kthyer telefonat zyrtarë

Maqedoni

Gazeta Express

06/11/2025 15:01

SPB Kumanovë ka paraqitur kallëzim penal kundër V.T. (57) nga Kumanova për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim në detyrë”. E denoncuara, gjatë vitit 2024 në cilësinë e drejtoreshës së një gjimnazi në Kumanovë, ka përvetësuar dy telefona celularë pronë e shkollës, të cilët i ishin dhënë për përdorim zyrtar. Pas përfundimit të mandatit të saj, ajo nuk i ka kthyer, duke përfituar në mënyrë të paligjshme një përfitim pasuror prej rreth 130.000 denarë.