Ngjarja tragjike e studentes në Tetovë, gazetari Hasipi: Turp për SPB-Tetovë — heshtja që shqetësoi mijëra studentë dhe familje - Gazeta Express
string(123) "ngjarja-tragjike-e-studentes-ne-tetove-gazetari-hasipi-turp-per-spb-tetove-heshtja-qe-shqetesoi-mijera-studente-dhe-familje"

Maqedoni

Gazeta Express

06/11/2025 14:57

Ngjarja tragjike e studentes në Tetovë, gazetari Hasipi: Turp për SPB-Tetovë — heshtja që shqetësoi mijëra studentë dhe familje

Maqedoni

Gazeta Express

06/11/2025 14:57

“Lidhur me rastin tragjik të studentes nga Kosova, Policia e Maqedonisë, për hir të interesit të përgjithshëm, evitimin e paqartësive, evitimit të dezinformacioneve, do të duhej që të jepte një informacion zyrtar. Kjo, për shkak se tash e gati 20 orë, as Ministria e Punëve të Brendshme, dhe SPB-Tetovë nuk ka asnjë informacion qoftë dhe Ii shkurtër, por që do të evitonte çdo lloj dezinforimi të opinionit. Ato informacioneve që qarkullojnë deri tash janë jozyrtare përveç informacionit të prokurorisë. Ky lloj komunikimi përmes informacioneve jozyrtare, duhet që të merr fund, për shkak se në Tetovë, ka dy universitete, ku gravitojnë qindra e mijëra student, një pjesë dërmuese e tyre janë nga Kosova dhe vende tjera. Dhe, të shqetësosh mijëra familje përmes informacioneve jozyrtare derisa të del e vërteta në shesh, është papjekuri institucionale, është edhe papërgjegjësi e autoriteteve ligjzbatuese. Mediat nga ana e tyre duhet ta bëjnë punën e tyre, por kur mungojnë informacionet zyrtare, sidomos në raste tragjike, institucionet duhet të jenë në krye të detyrës, që në këtë rast ishin të heshtura, dhe “lejuan” që të përhapen shpejtë shumë informacione të paverifikuara. Por, edhe këta informacione të paverifikuara, kanë rrjedhur nga institucionet dhe jo nga diku tjetër, sepse ata janë që bëjnë hetime në vendngjarje. Pra, nga fillimi deri në mbarim, fajtorë janë institucionet dhe personat brenda tyre që në komunikime interne, shpërndanë informacione të cilët më pas u transmetuan në atë mënyrë që shkaktuan shumë shqetësime të studentëve dhe familjarëve të tyre. Ngushllime familjes së studentes dhe turp për institucionet qoftë në nivel të sektorit qoftë në nivel të ministrisë” ka shkruar gazetari Urim Hasipi.