Dy vëllezër janë vrarë me armë zjarri para shtëpisë së tyre, në një kohë kur familja ende ndodhej në ditë zie për humbjen e babait.
Siç merr vesh Insajderi viktimat kanë ardhur nga jashtë pasi iu ka vdekur babai.
“Para 4 dite jane ardhe ne Kosove nga gurbeti, se kane pase rast vdekje iu ka vdek baba”, tha ky burim.
I dyshuari për vrasjen është Astrit Isufi nga Sankovci, bashkëshorti i motrës së viktimave. Ajo kishte ardhur në shtëpinë e familjes së saj për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait.
Sot, në momentin kur ende po vinin njerëz për ngushëllim, i dyshuari ka shkuar për ta marrë bashkëshorten. Pasi është larguar disa metra nga oborri, është kthyer përsëri dhe ka shtënë me armë zjarri ndaj dy vëllezërve që qëndronin para derës së shtëpisë.
Të dy kanë ndërruar jetë në vend.