Të paktën 114 viktima në Filipine nga stuhia, uragani vdekjeprurës drejt Vietnamit - Gazeta Express
string(81) "te-pakten-114-viktima-ne-filipine-nga-stuhia-uragani-vdekjeprures-drejt-vietnamit"

Lajme

Gazeta Express

06/11/2025 13:23

Të paktën 114 viktima në Filipine nga stuhia, uragani vdekjeprurës drejt Vietnamit

Lajme

Gazeta Express

06/11/2025 13:23

Tajfuni Kalmaegi iu është drejtuar vijës bregdetare të Vietnamit pasi u mori jetën të paktën 114 personave në Filipine dhe shkaktoi përmbytje.

Stuhia vdekjeprurëse, sipas BBC, është forcuar në intensitet gjatë rrugës dhe pritet që uragani të zbresë në tokë së shpejti, duke sjellë dallgë deri në 8 metra të larta.

Mijëra njerëz që jetojnë në komunitetet bregdetare iu është kërkuar të evakuohen, ndërsa zëvendëskryeministri Tran Hong Ha u ka kërkuar zyrtarëve lokalë që ta trajtojnë stuhinë me urgjencë.

Ndërkohë presidenti i Filipineve, Ferdinand Marcos Jr., ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme – pragu i së cilës përfshin viktima masive, dëme të mëdha materiale dhe ndërprerje të jetesës dhe të mënyrës normale të jetesës për njerëzit në zonat e prekura.