Vrasja e dyfishtë në Malishevë: I dyshuari është dhëndër i viktimave, motivi një fjalosje - Gazeta Express
string(87) "vrasja-e-dyfishte-ne-malisheve-i-dyshuari-eshte-dhender-i-viktimave-motivi-nje-fjalosje"

Lajme

Gazeta Express

06/11/2025 13:03

Vrasja e dyfishtë në Malishevë: I dyshuari është dhëndër i viktimave, motivi një fjalosje

Lajme

Gazeta Express

06/11/2025 13:03

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në fshatin Golluboc të Malishevës. Viktimat dyshohet se janë vëllezër, ndërsa i dyshuari që është në arrati është dhëndër i tyre.

Lajmin për Gazetën Express e konfirmoi drejtori i Policisë rajonale të Gjakovës, Lumni Graishta.

“Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në fshatin në fshatin Golluboc të Malishevës. Viktimat janë dy vëllezër, ndërsa i dyshuari dyshohet se është dhëndër i tyre, për momentin është në arrati. Policia është në kërkim të tyre”, tha ai.

Graishta shtoi se motivi dyshohet të ketë qenë një fjalosje. /GazetaExpress/