Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në fshatin Golluboc të Malishevës. Viktimat dyshohet se janë vëllezër, ndërsa i dyshuari që është në arrati është dhëndër i tyre.
Lajmin për Gazetën Express e konfirmoi drejtori i Policisë rajonale të Gjakovës, Lumni Graishta.
“Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në fshatin në fshatin Golluboc të Malishevës. Viktimat janë dy vëllezër, ndërsa i dyshuari dyshohet se është dhëndër i tyre dhe për momentin është në arrati. Policia është në kërkim të tij”, tha ai.
Graishta shtoi se motivi dyshohet të ketë qenë një fjalosje. /GazetaExpress/