Papa Leo kritikon publikisht Donald Trumpin - Gazeta Express
string(43) "papa-leo-kritikon-publikisht-donald-trumpin"

Lajme

Gazeta Express

06/11/2025 12:35

Papa Leo kritikon publikisht Donald Trumpin

Lajme

Gazeta Express

06/11/2025 12:35

Papa Leo XIV ka bërë thirrje për një “reflektim të thellë” mbi mënyrën se si trajtohen emigrantët në Shtetet e Bashkuara, duke thënë se shumë njerëz janë “prekur thellësisht” nga politika e deportimeve masive.

Në një nga kritikat e tij më të ashpra ndaj administratës së Donald Trump, Papa i parë i lindur në SHBA paralajmëroi gjithashtu se bombardimi amerikan i anijeve venezueliane, të dyshuara për kontrabandë droge, kërcënon të rrisë tensionet në rajon.

Duke folur me gazetarët jashtë rezidencës së tij verore në Castel Gandolfo, Papa Leo tha se “njerëzit që kanë jetuar në SHBA për dekada pa probleme” tani janë viktima të politikave të ashpra të imigracionit të Trump. Duke folur në anglisht, ai u kujtoi besimtarëve se “çdo i krishterë do të gjykohet nga mënyra se si e ka mirëpritur një të huaj”.

“Fjalët e tij ishin shumë të drejtpërdrejta – ai po i referohej qartë bastisjeve të ICE-së”, tha historiani katolik Austen Ivereigh për BBC -në . “Një mesazh shumë i fuqishëm.”

Në fillim, Papa Leo ishte i rezervuar në komentet e tij politike, por muajin e kaluar ai e quajti goditjen e Trump “çnjerëzore”, duke i mërzitur katolikët konservatorë që e konsideronin atë një aleat.