Kryeziu kritikon gjuhën fyese ndaj kundërshtarëve politikë: Duhet të jetë arsye e mjaftueshme për ndëshkim qytetar dhe politik - Gazeta Express
string(125) "kryeziu-kritikon-gjuhen-fyese-ndaj-kundershtareve-politike-duhet-te-jete-arsye-e-mjaftueshme-per-ndeshkim-qytetar-dhe-politik"

Lajme

Gazeta Express

06/11/2025 12:31

Kryeziu kritikon gjuhën fyese ndaj kundërshtarëve politikë: Duhet të jetë arsye e mjaftueshme për ndëshkim qytetar dhe politik

Lajme

Gazeta Express

06/11/2025 12:31

Ismet Kryeziu nga IKD ka reaguar për gjuhën fyese që po përdoret nga politikanë ndaj kundërshtarëve politikë, e sidomos nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Ai ka thënë se gjuha përçmuese, fyese dhe etiketuese ndaj kundërshtarëve politikë, si dhe nxitja e përçarjes qytetare, po kthehen në instrument politik për ata që vëmendjen e fitojnë vetëm përmes polarizimit.

“Kjo nuk është politikë. Kjo është varfërim i debatit publik. Një qasje e tillë duhet të jetë arsye e mjaftueshme për ndëshkim qytetar dhe politik ndaj atyre që, duke mos pasur argumente dhe vizion, zgjedhin të zhvillojnë betejën politike përmes degradimit të debatit publik”, ka shkruar Kryeziu.