Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Civil, ka shpallur aktgjykimin në çështjen civile me bazë juridike shpifje, në mes të paditësit Elbert Krasniqi dhe të paditurit Veton Berisha, të dy me vendbanim në Komunën e Pejës.
Sipas aktgjykimit, Gjykata ka refuzuar pjesërisht si të pabazuar kërkesëpadinë e ngritur nga paditësi Krasniqi ndaj të paditurit Berisha. Po ashtu, një pjesë e kërkesëpadisë është hedhur si e palejuar (pasafatshme) për disa nga deklaratat e pretenduara në padi.
Gjykata ka obliguar paditësin Elbert Krasniqi që t’i kompensojë të paditurit Veton Berisha shpenzimet e procedurës kontestimore në shumën prej 374 euro, brenda afatit prej 15 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit, nën kërcënimin e përmbarimit me detyrim.
Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij aktgjykimi në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të tij, në Gjykatën e Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore në Pejë.
Muaji i nëntorit sjell zbritjet më të mëdha të vitit në foleja! Black November ka nisur, dhe laptopët nga...