Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, duke bërë bilancin e tre viteve në drejtimin e këtij institucioni, theksoi se SPAK ka dhënë shenja se nuk ka të paprekshëm në Shqipëri.
“SPAK, që nga krijimi i tij gjashtë vite më parë, ka treguar se ka dhënë shenja se nuk ka të paprekshëm. Të gjithë janë të barabartë para ligjit, pavarësisht funksionit që ata kanë, politik, publik apo fuqisë financiare që mbartin”, tha Dumani, gjatë një interviste për RTSH.
Sipas Dumanit, këto vite kanë vërtetuar që SPAK është i aftë të ushtrojë ndjekjen penale ndaj çdo subjekti.
“Tani vendime të para të formës së prerë kanë ardhur. Kemi zyrtarë shumë të lartë, të lartë që janë dënuar me vendime të formës së prerë të gjykatave”, tha Dumani.
Dumani tha se mandati tre vjeçar si drejtues i SPAK është një kohë e shkurtër.
“Për mendimin tim është e drejtë që Kushtetuta përcakton se nuk duhet të ketë rizgjedhje. Por do të kisha dëshirë që mandati të ishte 4 ose 5 vjeçar, pa të drejtë rizgjedhje. Mandati 3-vjeçar është një kohë shumë e shkurtër. Mandati më i gjatë jep më shumë mundësi të zbatohet vizioni dhe objektivat”, u shpreh Dumani.
Sa i përket prioriteteve në hetime, kreu i SPAK theksoi se “ne nuk i ndajmë hetimet sipas përkatësisë politike dhe funksioneve publike, por për ne është e rëndësishme prova. Për prokurorët e SPAK është e rëndësishme prova dhe jo emri”.
Dumani theksoi se veprimet e SPAK janë jashtë axhendave politike.
“Nuk komentoj deklaratat politike. Ne nuk kemi axhendë politike, por bazohemi në prova,” u shpreh ai.
Muaji i nëntorit sjell zbritjet më të mëdha të vitit në foleja! Black November ka nisur, dhe laptopët nga...