Marrëveshje e re mbrojtjeje mes Shqipërisë dhe Italisë - Gazeta Express
string(54) "marreveshje-e-re-mbrojtjeje-mes-shqiperise-dhe-italise"

Shqiperi

Gazeta Express

06/11/2025 8:43

Marrëveshje e re mbrojtjeje mes Shqipërisë dhe Italisë

Shqiperi

Gazeta Express

06/11/2025 8:43

Këshilli i Ministrave miratoi dje, 5 nëntor, në parim marrëveshjen me Italinë lidhur me bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe vjen pas miratimit një javë më parë të një marrëveshje strategjike me Italinë që përfshin bashkëpunimin në 10 fusha.

Marrëveshjet e nënshkruara së fundi me Italinë prekin fusha të tilla si kujdesi shëndetësor, energjia, mjedisi, industria e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimi i migracionit, arsimi, inovacioni, diaspora, transformimi ekonomik dhe rritja inteligjente.

Qeveria shqiptare dhe ajo italiane pritet të zhvillojnë në mes të nëntorit mbledhjen e parë të përbashkët në Romë, duke konsoliduar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve.

Marrëveshjet që do të nënshkruhen në Romë në kuadër të kësaj mbledhje të përbashkët synojnë të formalizojnë bashkëpunimin strategjik dhe të thellojë marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Italisë.

Ato synojnë krijimin e një kornize të strukturuar për zbatimin e projekteve dhe iniciativave të përbashkëta në fusha të ndryshme.

Shqipëria dhe Italia kanë firmosur në vitin 2010 Deklaratën e Partneritetit Strategjik. ATSH