Sindikata e Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës (SPERTK) sot në orën 11:00 do të mbajë një protestë para hyrjes së Kanalit të Parë të RTK-së për shkak të vonesave në pagesat e punonjësve.
Kjo sindikatë thotë se kjo është hera e dytë brenda tre muajve që punëtorët e RTK-së mbesin pa paga, duke përjetuar pasiguri ekonomike dhe duke rrezikuar funksionimin normal të institucionit.
SPERTK thekson se protesta është e karakterit ligjor dhe jo politik, dhe i bën thirrje të gjithë punonjësve të RTK-së të marrin pjesë për të mbrojtur dinjitetin dhe të drejtën e tyre për pagë.
Sipas kësaj sindikate, në rast se situata nuk ndryshon, ajo paralajmëron bojkotimin e ngjarjeve publike të RTK-së si formë presioni për zgjidhjen e krizës. SPERTK gjithashtu u bën thirrje mediave të Kosovës që të mbulojnë protestën dhe të tregojnë solidaritet me punëtorët.
Edhe dy sindikatat e Radiotelevizionit të Kosovës, Sindikata e Pavarur e RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës, kanë paralajmëruar protestë të hënën më 10 nëntor, për shkak të mos-ekzekutimit të buxhetit të institucionit dhe vonesës së pagave mujore për muajin tetor.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...