Për katër vite mbi 6 mijë çifte i dhanë fund martesës së tyre - Gazeta Express
string(61) "per-kater-vite-mbi-6-mije-cifte-i-dhane-fund-marteses-se-tyre"

Lajme

Gazeta Express

06/11/2025 6:58

Për katër vite mbi 6 mijë çifte i dhanë fund martesës së tyre

Lajme

Gazeta Express

06/11/2025 6:58

Nga janari deri në shtator të këtij viti, mbi një mijë çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për nëntë muaj 1,187 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre. ASK po ashtu ka publikuar shifrat e çifteve të shkurorëzuara ndër vite.

Sipas të dhënave të ASK-së, nga viti 2022 deri në shtator të këtij viti, janë gjithsej 6,250 çifte të cilët i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Gjatë vitit 2022 janë shkurorëzuar 1 685 çifte. Në vititn 2023 janë 1 713 raste të shkurorëzimeve dhe në vitin 2024 janë gjithsej 1 665 çifte të cilët i kanë ndarë rrugët e tyre.