Syla: Ka marrëveshje mes PDK e LDK, kryetarëve - kjo është arsyeja që i tutë këta me hy në zgjedhje - Gazeta Express
string(136) "ka-marreveshjemespdk-e-ldk-kryetareve-se-i-keni-lodhe-tu-thane-ska-opozite-kjo-eshte-arsyeja-qe-i-tute-keta-me-hy-ne-zgjedhje-valon-syla"

Lajme

Gazeta Express

05/11/2025 22:59

Syla: Ka marrëveshje mes PDK e LDK, kryetarëve – kjo është arsyeja që i tutë këta me hy në zgjedhje

Lajme

Gazeta Express

05/11/2025 22:59

Valon Syla, gazetar, ka thënë në “Pressing’ të T7 që ka marrëveshje mes PDK e LDK në nivel lokal, por edhe që mos të hyjnë me Albin Kurtin në koalicion.

Ka shtuar se për këtë Lëvizja Vetëvendosje nuk po i dëshiron zgjedhjet.

“Ka marrëveshje PDK – LDK, edhe në nacionale që nuk hyjnë me Albin Kurtin, ka marrëveshje mes kryetarëve të partive Memli Krasniqit e Lumir Abdixhikut”.

“Edhe në Prishtinë ka koalicion, që mbështetet edhe prej familjes së Hashim Thaçit”.

“Kjo është edhe arsyeja që i tutë këta me hyjë në zgjedhje, për këtë edhe i shtyn”, tha Syla. /Gazeta Express